Categories Lajme

“Një herë në një milion raste”, studenti largohet na jeta nga komplikim i rrallë shëndetësor pas covid

Chad Dorrill ishte në formë të shkëlqyeshme. I gjatë dhe i hollë, luante basketboll, mund të vraponte në distanca të gjata, por studenti 19-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara vdíq të hënën në mbrëmje si pasojë e ndërlikimeve që i janë shkaktuar nga Covid 19. Dorrill, student i Universitetit Shtetëror të Appalachian në Boone, Karolina e Veriut, jetoi jashtë kampusit dhe ndoqi mësimet në internet kur u sëmurë. Ai kishte simptoma të gripit, shkroi kancelari i shkollës, Sheri Everts në një deklaratë për studentët, duke konfirmuar vdekjen e tij. “Nëna e tij e thirri atë që të kthehej në shtëpi, për t’u vetë-izoluar dhe për t’u testuar”, shkroi Everts. “Dorrill doli pozitiv për coronavirus më 9 shtator dhe u kthye në Boone pas dhjetë ditësh vetë-izolimi”, thotë xhaxhai i tij David Dorrill, i cili jeton afër familjes së tij. Ai tha se pasi nipi i tij u kthye në kolegj, ku pothuajse menjëherë filloi të kishte probleme serioze neurologjike.

“Kur u përpoq të ngrihej nga shtrati, këmbët e tij nuk funksiononin dhe vëllait tim iu desh ta çonte me makinë në urgjencë. Mjeku tha se kjo shihet një herë në një milion raste dhe se kurrë më parë nuk kishte parë sëmundjen të përparonte. Është një ndërlikim që virusi e shkaktoi duke i sulmuar trurin në vend të sistemit të frymëmarrjes”, pohoi xhaxhai. Megjithëse coronavirusi zakonisht sulmon mushkëritë dhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut, një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportojnë gjithashtu simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke, konfuzion dhe pështjellime. New York Times ka llogaritur rreth 130 mijë raste të konfirmuara të infeksionit në kampuset universitare të SHBA-ve që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME