Categories Lajme

“Një hero i luftës i kthyer në politikan”, mediat ndërkombëtare jehonë kapjes të Thaçit

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të akuzuar për krime lufte përgjatë viteve 1998-1999 në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore (Kukës dhe Cahan). Mediat prestigjoze britanike, amerikane por edhe ato të vendeve fqinje kanë hapur faqet e tyre me lajmin për arrestimin e ish-kreut të shtetit të Kosovës. Lajmi është pasqyruar përgjatë orëve të së enjtes në  Reuters, AlJazeera, BBC, The Washington Post, New York Times, Protothema, Swissinfo.ch etj.

Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një hero i luftës i kthyer në politikan, u arrestua dhe u transferua në qendrën e paraburgimit të Tribunalit të Kosovës në Hagë, Hollandë, të Enjten për t’u përballur me akuza për krime lufte. Thaçi kishte dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm më parë gjatë ditës pasi mësoi se gjykata kishte konfirmuar një padi për krime lufte kundër tij”, citon Reuters.

Bashkë me Thaçin u arrestuan edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të cilët aktualisht po mbahen në paraburgimin e Hagës në Roterdam të Holandës. Në aktakuzën e konfirmuarthuhet se mes muajve mars 1998 dhe shtator 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Sot pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME