Categories Kuriozitete

Nje histori interesante për rrogën e parë: Do ju zbukuroj diten sot

Nuk do ta harroj kurrë profesionin tim të parë. Me të mbaruar viti shkollor, i them babait: – Dua të punoj. – Çfarë pune do bësh? – Nuk e di, por dua të punoj. – Si të lindi kjo ide?

Dy vëllezërit dhe motra e kishin filluar punën në moshë të njomë. Unë doja t’u ngjaja atyre. As nuk e kisha idenë se çfarë mund të bëja dhe për çfarë më jepej më shumë. Një fqinja ime më rekomandoi Kombinatin Ushqimor. Aty ajo ishte përgjegjëse. Më tha se në Fabrikën e Salcës kishte vende pune sezonale për periudhën e verës. – Hë, si thua, a vjen… apo ke pretendime? – më pyeti Shqipja. – Pretendime nuk kam, por çfarë duhet të bëj? – Të riparosh arkat që përdoren për mbajtjen e kavanozëve.

Pranova. Të nesërmen fillova punë. Ar. ma ime e parë ishte çekiçi. Nuk mbaj mend sa punova, por ama një gjë e kujtoj shumë mirë, rrogën time të parë. Ishte hera e parë që firmosja në bordero. Kisha fituar me djersë 2645 lekë. Për atë kohë nuk ishin pak. I mora, i palosa e i futa me kujdes në xhep. Mora të kthehem në shtëpi. Dorën e mbaja në xhep, për t’u siguruar më mirë për të ardhurat e mia. Kur mbërrita në shtëpi, lekët ia dorëzova nënës.

– None, mora rrogën. – Uuu… të ke.qen nona. U bë çuni për rrogë! Shko te Kujtimi, shitësi i ushqimores, bli një 1 kg sheqer, 1 kg oriz, 1 kg miell, 1 pako makarona. Ashtu bëra. Emocioni ishte në kulm. Më në fund, unë po bëja diçka për prindërit e mi, po i ndihmoja ekonomisë familjare. Sot, kur shoh të rinj e të reja që punojnë më gëzohet zemra. Por, në ndryshim nga unë dhe nga bashkëmoshatarët e mi, ata punojnë për vete. Dhe ç’është më e ke.qja, ato që marrin nuk iu dalin se kanë një mal me shpenzime.

Nuk dua të fajësoj askënd, se çdo njeri vepron sipas ze.mr.ës, por sinqerisht të vjen ke.q kur sheh të rinj që prishin pa kufi, ndërkohë që ka prindër që diskutojnë se si të nxjerrin muajin. Ndiej ke.qardhje për këta të rinj. Ndihmoni familjen, sepse nuk keni vetëm të drejta, por edhe përgjegjësi. Prindërit janë përgjegjës, por jo shërbëtorët tuaj. Duhet ta dini se kur merrni, ju mbushen duart, kur jepni, ju mbushet zemra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME