Categories Lajme

Një i vdekur dhe gjashtë të plagosur/ Jahti përplaset me shkëmbinjtë, shkak manovra e gabuar e kapitenit

Një jaht 21 metra përfundoi në shkëmbinjtë e Porto Cervo-s , në afërsi rë Sardenjas në Itali, e për pasojë një peron humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktima është një 60-vjeçar me kombësi britanike, sipas të dhënave të para, pronar i varkës. Ai u gjet i gjallë, por pa ndjenja nga forcat e rojes bregdetare të Olbias dhe Porto Cervo, por ai vdiq menjëherë pas shpëtimit.

6 të plagosurit e tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore. Dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital me kod të kuq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 teksa grupi po lundronte përballë ishujve Li Nibani dhe mund të jetë shkaktuar nga manovra e papritur e kapitenit të jahtit për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër.

Komandanti i motobarkës së fuqishme Magnum, sipas shtypit vendas, për të shmangur një varkë që vinte nga bordi i djathtë (dhe për rrjedhojë me përparësi), do të ishte kthyer pa vënë re grupin e shkëmbinjve.

Jahti 21 metra është gjysmë i mbytur dhe rrënojat tashmë janë duke u tërhequr me rimorkiatorë në portin e Porto Cervo-s. Autoriteti Portual ka sekuestruar gomonen për të kryer hetimet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME