Categories Lajme

Një i vdekur në kampin ‘Ashraf 3’ në Manzë, detaje

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në kampin muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas Policisë i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Mjeku i kampit thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës.

Njëri nga mjekët që punon në spitalin e kampit të MEK në Manëz tha se viktima Ali Mostashari ka ndërruar jetë si pasojë e gazit lotsjellës. Ai tha se gazi lotsjellës ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen për një pjesë prej tyre ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.

“Policia shqiptare erdhi tek zona jonë e komunitetit Ashraf dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj personave për t’i lënduar.”, ka thënë ai duke shtuar se ka përdorur shumë gaz lotsjellës në afërsi të personave, gjë që iu ka shkaktuar pamundësi në frymëmarrje. Ai flet për shumë persona të lënduar.

“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi”- thanë banorët.Ata pretendojnë se pas ndëhyrjes së policisë kanë probleme me frymëmarrjen dhe shumë janë shtrirë që marrin oksigjen. VoxNews thotë se ka siguruar pamjet e viktimës brenda kampit në Manzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME