Categories Lajme

Një K.rim Ndaj Vetes !

Në vazhdën e shumë zhvillimeve politike dhe ngjarjeve të shumta kr.iminale ndaj pronës dhe personit në mbarë vendin, djegia e një makine më shumë në qytetin e Vlorës nuk përbën ndonjë lajm! Por kur makina e djegur rezulton në pronësi të Kryetarit të Bashkisë Vlorë, personalisht shqetësohem madje indinjohem dhe kam bindjen se e njëjta ndjesi duhet të kaploj çdo banor të qytetit tim, nëse vërtet kanë ndërgjegje qytetare. Kryetari i Bashkisë quhet ndryshe Qytetari nr 1 i Vlorës dhe çdo akt kri.minal ndaj tij apo gjërave që ai përfaqëson është në vetvete një krim ndaj vet qytetit, qytetarëve dhe sigurisë në rrugët tona…

Sigurisht që ka një lidhje shkak pasoj mes detyrës së Kryebashkiakut dhe zjarrëvënies kështu që dënimi i aktit nuk do të thotë domosdoshmërisht kundërvënie ndaj britmave të trishtuara të qytetarve që nuk gjejnë drejtësi për pronat që u prishen nga IKMT apo të tjera problematika të mprehta si këto…, Por edhe në rastin e ushtrimit të detyrës me prepotencë të diktuar nga lartë edhe në rastin e vetgjygjësisë me zjarrëvënie, konkluzioni i vetëm është se po kryejmë ”Krim ndaj Vetes”!

Shkelja me këmbë apo mohimi i të drejtës së qytetarëve të zakonshëm nga ana e autoriteteve, është po aq i rëndë dhe i rrezikshëm sa sulmi ndaj njeriut më të nderuar, përkrahur dhe votuar të qytetit i cili na përfaqëson të gjithëve, pamvarsisht pozicioneve politike apo formimit profesional dhe kulturor që ka secili prej nesh.

Akti i pa preçedentë nuk duhet të përsëritet më ashtu sikurse qeveria lokale duhet të jetë më afër qytetarëve të saj, sesa zbatimit të urdhërave arbitrare që vijnë nga qeverisja qëndrore.
Në rast të mos moderimit të qëndrimeve, spiralja e mosmarrveshjeve dhe hakmarrjes do thyej çdo tabu morali dhe respekti ndaj njëri-tjetrit e mbi të gjitha ndaj ndërgjegjes tonë qytetare!

Ps. Nuk janë ligjet shtrënguese me b.urg ato që edukojnë shoqërinë, por vetëm ndërgjegjia qytetare dhe respektimi i shtetit të së drejtës Qytetar i Vlorës Flamur Çelaj. Nga Flamur Çelaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME