Categories Lajme

Një kryeministre që e ka zili gjithë bota, 100 ditë pa asnjë rast me Covid në Zelandën e re

Nëse ka një shtet që mund të cilësohet kampion për mënyrën sesi e ka përballur pandeminë e shkaktuar nga Covid 19, është padyshim Zelanda e re. Së fundi kryeministrja Jacinda Ardern ka njoftuar se ka 100 ditë pa pasur infektime të reja në vend, ndërkohë që rastet sporadike që kanë ardhur nga jashtë, janë testuar në kufij dhe më pas janë izoluar, duke minimizuar në maksimum përhapjen e infeksionit. Në total në Zelandën e re 1219 persona janë prekur me Covid nga të cilët vetëm 21 janë ende rasste aktive, ndërkohë që në të gjithë ishullin me 5 milionë banorë vetëm 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19.

CNN raporton se një nga arsyet kryesore se pse Zelanda e re e ka nën kontroll virusin është fakti se numri i testimeve që kryhen në këtë shtet është mjaft i lart, me mijëra njerëz në ditë kryejnë testimin, edhe pse nuk mund të kenë fare simptoma të virusit, arsye kryesore është se megjithëse vendi ka nën kontroll koronavirusin, autoritetet vazhdojnë të testojnë mijëra njerëz në ditë.

Kryeministrja Ardern mbylli kufijtë me vendet e tjera më 19 mars dhe vendi kishte vetëm 28 raste të konfirmuara me Covid-19. Dhe më pas njoftoi një izolim mbarëkombëtar më 23 mars, kur kishte 102 raste pozitive dhe asnjë vdèkje. Bllokimi i Zelandës së Re ishte i rreptë, pa lëvizje, pa plazhe dhe pa festa. Rregullat e rrepta ishin menduar të qëndronin për 5 javë, por vendi mbeti i mbyllur edhe për dy javë të tjera.

Kjo ishte e gjitha pjesë e strategjisë për eliminimin e virusit. Eliminimi nuk nënkupton zhdukjen e virusit përgjithmonë nga Zelanda e Re, por eliminimin e zinxhirëve të transmetimit komunitar. Zelanda e Re priti derisa kurba ra, para se të hiqte kufizimet. Më 8 qershor kryeministrja Ardern njoftoi se të gjitha kufizimet do të hiqen, pasi situata ishte përmirësuar, informon dritare.net Që nga qershori vendi u kthye përsëri në normalitet dhe nuk ka pasur më nevojë për kufizime të rrepta. Zelanda e Re e shoqëroi bllokimin me kufizime të rrepta kufitare dhe vetëm qytetarët e saj lejoi të futeshin dhe të kalonin dy javë në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Ndërsa sipas Ministrisë të Shëndetësisë të Zelandës së Re, 70% e rasteve ishin të importuara ose ishin të lidhura me importet.

Por çfarë bëri Zelanda e Re ndryshe nga të tjerët?! Në të gjithë botën, ka pasur shumë vëmendje vendosja me detyrim e maskës për pengimin e përhapjes koronavirusit, por në Zelandë të Re maska nuk ka qenë një mjet për të luftuar virusin dhe gjithashtu autoritetet vendase e kishin të vështirë për t`i siguruar ato. Por është respektuar distanca sociale. Përveçse strategjive të Shëndetit Publik, Zelanda e Re ka disa avantazhe natyrore. Ajo nuk ka kufij tokësorë, duke i dhënë asaj më shumë kontroll se kush hyn në vend. Ndërsa vlen për t’u përmendur edhe fakti se ajo nuk ka një popullsi të dendur, vetëm 18 banorë/km2 , këtë avantazh nuk e kanë pasur vende si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe India. Por përsëri autoritetet në Zelandë të Re rekomandojnë që të gjithë duhet të përgatiten për një shpërthim rastesh dhe të kenë sa më shumë maska në dispozicion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat greke bëjnë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet mjeti në lëvizje në Radhimë-Vlorë, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Radhimë-Vlorë. Ngjarja ndodhi në vendin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni policor shtrihet edhe në Vlorë, të kërkuarit nuk gjenden në banesa, ende asnjë i arrestuar

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, Policia aksion për rivalët e Vis Martinajt dhe vrasjet e bujshme

Policia ka zhvilluar me urdhër të SPAK një aksion në disa qytete të vendit. Aksioni…

LEXO ME SHUME