Categories Lajme, Politike

“Një materie e biodegraduar”, Paloka flet për Ramën

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, ku e quante ish-kryeministrin Sali Berisha, si një “materie të biodegraduar”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se nacionalizmi është streha e fundit që i ka mbetur Edi Ramës.

“Rama eshte ilustrimi me i mire i shprehjes : “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”.
Ka kaq kohe qe per te terhequr vemendjen nga skandalet qe po e mbysin, eshte gati te bej gjithshka. Se fundmi, e jo per here te pare, ka marre pozicionin e nacionalistit .”, – shkruan Paloka.

Sipas tij, Rama me Bularatin po përpiqet të largojë vëmendjen nga realiteti politik në vend.

“Mendon vertete se me Bularatin dhe duke i fryre zjarrit te perplasjeve nacionaliste do shpetoje Tahirin, Gjushin, Ballen dhe gjithe tufen e zhgrryer ne krim qe ka rrotull vetes.
Kete strategji e ka ndjekur dhe me heret kur me retorike shterpe pa asnje vlere per shqiptaret u shit si nacionalist qe “po ju tregonte vendin grekerve” , pastaj e mbylli per tre nete rrjesht ne hotel Bushatin me Kotziasin. Perfundimi i “nacionalizmit” te Rames; ju falen Greqise mijera kilometra katrore det perfshi dhe zonat naftembajtese. Ky eshte “nacionalizmi” i vertete i Rames , kryeministrit qe po boshatis Shqiperine nga shqiptaret.”, – shprehet deputeti demokrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME