Një ndër problematikat për Shqipërinë dhe shqiptarët është edhe mosnjohja e patentave në shtete të ndryshme. Ndërsa sot raportohet se një tjetër shtet ka njohur lejet e drejtimit shqiptare, duke iu dhënë një mundësi më shumë shoferëve po pse jo edhe një mundësi më shumë emigrimi për shqiptarët.
Bëhet fjalë për Turqinë e cila ka vendosur të njohë lejet e drejtimit të Shqipërisë pas një marrëveshje të arritur mes dy shteteve e cila është publikuar në fletoren zyrtare. Bëhet fjalë për një marrëveshje të ndërsjellë mes dy shteteve ndërsa lejet e drejtimit shqiptare do njihen në Turqi ato turke do njihen në Shqipëri.
Vendim për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së republikës së turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
