Categories Lajme

Marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Bashës? Mesazh te fortë kreut të PD-së

Gazeta Koha Jonë me botues Nikoll Lesin, në një kryeartikull, shkruan se nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke e shqyer. Në artikullin e botuar si editorial, thuhet se Rama të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj.

“Baton Haxh tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë. Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin. E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!”, thuhet në artikullin e Koha Jonë.

Shkrimi i plotë në koha Jonë: Të bashkuar Edi frikësohet dhe humbet, të veçuar Rama ju copëton dhe shtyp. Gjatë ditëve të fundit, kur duhej që kryeministri të dridhej dhe të rrinte pa gjumë nga ajo që bëri të Teatri Kombëtar (dhe jo vetëm), po ndodh diçka e pazakontë. Bile mund të them e çuditshme. Opozita duket si më e fjetur, e mikluar se takon ambasadorët, se gjoja PS-ja po lëshon pe te Reforma Zgjedhore dhe ushqehet me idenë se “pas 8 vitëve na takon pushteti”. Nga ana tjetër kryeministri me një djallëzi shembullore dhe përfekte po bën sikur ngre “flamurin e bardhë”, duke u konvertuar në qengj, a thua se nuk është ky Edi Rama që hodhi gaz helmues protestuesve, që ia mori opozitës zgjedhjet, sipas BILD, me banda.

Për dreq edhe ndonjë ambasador që kërkon paqe për interesa momentale të shtetit të tij (saj) ku duhet patjetër të justifikohen qindra milionë euro që janë akorduar për reformën në drejtësi; nxiton dhe bën foto me kryetarin e PD-së si për të thënë se po shikojmë nga e ardhmja, pasi e shkuara mbetet e shkuar!

Një foto që shitet në publik si mbështetje dhe lajkatim, ndërkohë që ujku i Surrelit rri e vështron nga sipër se si po ia shtrojnë vaktin në Tiranë për tryezë të përbashkët ngrënie me viktimat e tij tre vjeçare! Ujku si rregull vetëm copëton, por këtë herë ka hedhur grixhën dhe pret. Ka kohë që ta masa krojë vik timën e vitit 2017.

Baton Haxhiu mbrëmë tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë. Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin.

E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja! Një gjë dihet: Nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke shqyer. Mund të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME