Categories Lajme

Një në pranga dhe tre të proceduar në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 49-vjeçarin R. I., pasi është konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. I., 49 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues Vlorë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– I. M., 64 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, pasi punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar mungesën e vulave në matësin e energjisë elektrike, në banesën e këtij shtetasi;

– D. M., 56 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases H. O. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME