Në lidhje me udhëtimin që bëri stafi I VloraNews nga data 6 Mars deri ne 9 Mars në Korfuz, do doja t’iu thoja të zgjidhni agjensine plazh.com dhe Tisa Travel nga Vlora për të bërë këtë udhëtim për në ishullin e Korfuzit.
Kam shkruajtur disa fjalë rreth këtij udhëtimi fantastic. Ishulli i Korfuzit ndoshta nuk është ishulli më i madh i Greqisë, por është një nga ishujt më të të rëndësishëm që ka fqinji ynë jugor. Duke qenë se i përket qarkut të ishujve të Eptanezit, historia e Korfuzit por edhe e Ishujve teë tjerë të Eptanezit është shumë e ndryshme nga ato të Greqisë edhe të gjithë ballkanit. Këto ishuj nuk kane njohur kurr sundim Osman.
Kultura e banoreve me shumice greke sot ka ende dhe shume tipare në temperament por edhe fjalë lanine, e cila kujton periudhën e sundimit Venecian por po ashtu edhe Anglez nga periudha e Lordëve deri kur i’u bashkua shtetit mem në 1864-ën. Arkitektura e saj është shumë e larmishme ngjason shumë me atë që mund të gjeni në Venecia. Korfuzi, deri para një shekulli ka qenë një qendër shumë e rëndësishme diplomatike në momentin që kur perandori i Prusian i Perandorise Gjermane vizitonte ishullin. Ishullin e moren Korinthiotet Greke para 2700 vitesh nga Liburnet ilire, pas periudhes greke erdhën Romakët, të cilët ndërtuan disa tempuj në ishuj, nga shekulli i 5-es të e.s u bënë pjesë e Perandorise Bizantine.
Ndërsa nga 1204, disa here i kaluan Venecianëve deri sa ta merrnin përfudimisht në 1384-ën. Gjatë periudhës Osmane në ballkan, Korfuzi u bë një ishull shumë i pasur nga ku kalonte e gjithë tregtia e nga lindja në vendet perëndimore, kjo periudhë i solli pasuri dhe mirëqenie por edhe ndërtime të jashtëzakonshme dhe tepër të bukura duke i’u përmbajtur edhe mënyrës ose arkitekturës së kohës, e cila ishte e ngjashme me gjithë Europën e asaj kohe. Gjithashtu u bë qendër arti nëpërmjet operas së parë në Greqi, asaj të Nobile teatro di San Giacomo, si dhe universiteti i parë i Greqisë moderne si dhe Akademia Ionian, universiteti i parë i Greqisë moderne gjatë administrimit Britanik. Pas Venecianëve erdhën për 3 vite Francezet e Napoleonit, më vonë Britanikët deri në vitin 1864-ën, pas tyre e rimoren Greket.
Gjate qendrimit tone fillimisht vizituam Pallatin Habsburg, i cili quhet Pallati i Akilit, i ndërtuar nga Elisabeta e Bavarisë në vitin 1890-të. Më vonë Stafi i VloraNews dhe turistë të tjerë shkuam në Paleokastrica, në pjesën perëndimore të Ishullit, një nga pjesët më të bukura aty, aty ku gjendet edhe Manastiri me te njejtin emer.
Ne pasdite vizituam qytetin e vjeter dhe viziten e filluam nga Ish-Akademia Ioniane, aty ku gjendej dikur universiteti i parë në ishull. Aty gjendet edhe shtatorja e guvernatorit të parë të Greqisë, të personazhit që ndërtoi Greqinë moderne, Ioannis Kapodistrias.
Vazhduam rrugën drejt sheshit Spianada duke u udhëhequr nga udherëfuesi Shqiptar Klaudio Malaj, në pjesën me jugore gjendej monumenti i Lordit Thomas Maitland si dhe Monementi i bashkimit me Greqinë në datën 21 Maj 1964. Në pjesën më lindore të qytetit gjendet Kalaja e Vjetër, Paleo Frourio, e ndërtuar nga Venecianet për të mbrojtur qytetin në rrethimet që Osmanët disa herë i bënë.
Po ashtu në hyrje të kësaj kalaje pamë shtatoren e Johann Matthias von der Schulenburg, i komandantit Gjerman, i ciki ishte mercenar në Venedik dhe e shpëtoi Korfuzin në rrethimin e fundit Osman te 1716-ës. Në Spainada gjendet po ashtu edhe fusha e Cricket, e sportit shumë popullor anglez, i cili ende është popullor në ishull.
Në pjesën më veriore të sheshit më të madh në Greqi, në Spianada gjendet pallati i Lordëve, i cili është kthyer në muzeun e artit Oriental-Kinez në ishull ku dhe perpara tij eshte edhe monumenti i Frederick Adams, nje tjeter lordi Britanik.
Pjesa me e bukur ne sheshin e madh është sheshi Liston, sheshi i hajdutëve që dallohet për harqet Veneciane.
Kur u futëm në qytetin e vjetër, fillimisht shkuam në kishën kryesore të qytetit, atë të Shën Spiridhonit, kisha ku gjendet edhe trupi i shenjtorit kristian 1700 vjecar. Me pas zbuluam rrugicat karakteristike të qytetit Venecian, të cilat quhen Kantounja.
Akomodimin e kemi parë tek Hotel Hellinis, një hotel i këndshëm me 3 yje, në zonën e Kanonit, aty ku është edhe një nga pamjet më të bukura të ishullit, aty afër është ishulli artificial i Vllahernës si dhe ishulli natyror, i cili quhet Pontikonisi dhe që njihet për anastririn e Pantokrator në atë ishull.
Kemi qenë në ate hotel në konceptin All Inclusive, me të treja vaktet + pijet gjatë ditës për vetëm 79 Euro për person. Besoj një ofertë teper e leverdishme për të parë atë ishull tepër të bukur. Kush e lexon këtë lajm ua sugjeroj të shkoni ta vizitoni ashtu si edhe ne do mbeteni vërtet të kënaqur si nga udhetimi me Plazh, com, por dhe nga shërbimi në hotel, ku nuk mungonin gatime të shumta tradicionale Greke dhe ëmbëlsirat të përfshira ne menu.Nuk do le pa përmendur dhe udhërrëfyesin Klaudio Malaj i cili ishte një djalë shumë i zgjuar, do të thosha teribël, pasi nuk harronte asnjë emër apo vend kudo që na shoqeroi drejt Korfuzit .Faleminderit plazh.com për këtë udhëtim të bukur. Nga E Haruni.





