Categories Kuriozitete

Një planet i ri pranë nesh

Zbulohet një planet i ri pranë nesh. Ai ngjason me një kometë, pasi ka një bisht të gjatë, ndodhet 124 vjet dritë larg nesh dhe ka një atmosferë shumë të pasur me helium.

Ky trup qiellor ngjan me një top të fryrë, që duke orbituar rreth yllit mëmë gradualisht shfryhet, duke çliruar në hapësirë një bisht të gjatë nga gazi që përmban atmosfera e tij.

Zbulimi është përshkruar në revistën “Science” dhe është realizuar nga një grup ndërkombëtar astronomësh të koordinuar nga Universiteti i Gjnenvës.

Planeti është pagëzuar me emrin WASP-69b, ka përmasat e Neptunit, ka një temperaturë shumë të lartë dhe ndodhet në yjësinë e Mjelmës.

Orbiton përreth yllit të tij në një distancë 20 herë më të vogël se ajo e Tokës me Diellin dhe falë kësaj distancë kaq të afërt shpjegohet edhe reja e gazit që e rrethon.

Heliumi, duke qenë elementi i dytë më i përhapur në hapësirë pas hidrogjenit, shfryhet jashtë planetit me një shpejtësi rreth 10 mijë km në orë nga radiacionet e yllit mëmë, shpjegojnë ekspertët. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME