Categories Lajme

“Një tjetër operacion nesër”, çfarë po ndodh në Shijak pas paralajmërimit të Ramës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë, ku foli lidhur me një nga nismat e qeverisë, atë të mbylljes së pikave të basteve.

Por ndërsa u ndal edhe tek arrestimet e bëra ditët e fundit nga “Forca e Ligjit” Rama paralajmëroi një tjetër5 operacion që sipas tij do të jetë i suksesshëm dhe do të zhvillohet nesër.

“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, i fortë është komuniteti.

Ne do ti detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda,” tha Rama.

Pas kësaj burime të Fax News thanë se ka burime të shtuara në të gjithë zonën e Shijakut, ndërsa thuhet se RENEA dhe Forcat Operacionale  po zhvillojnë sërish operacion atje.

Nuk dihet ende se çfarë ka në fokus ky operacion dhe nëse lidhet me paralajmërimin e bërë nga Rama apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME