Categories Lajme

Një tjetër rekord historik, euro nuk e ndal rënien, zbret afër 104 lekëve

Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky është një tjetër rekord historik minimum, që nga koha kur euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002.

Pas dy ditësh që euro rezistoi, leku doli sërish fitimtar ditën e sotme. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.

Në fillim të këtij viti, një euro këmbehet me 114.54 lekë.

Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ra me 0.9 lekë, në 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit.

Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë, ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë. Në rënie ishte dhe franga zvicerane, me 0.15 lekë, duke u këmbyer me 107.07 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e rënies lidhen me ofertën e lartë që ka në treg për euro dhe tërheqjen e saj të dobët nga tregu.

Një faktor i qëndrueshëm i ofertës është valuta informale, ndërsa muajt e fundit shtimi i turistëve ka ndikuar që kjo ofertë të shtohet dhe më tej.

Sa më shumë që po shkohet drejt kulmit të sezonit aq më shumë zhvlerësohet euro.

Vitet e kaluar, përgjithësisht rënia sezonale niste në mes të korrikut e kulmonte në gusht, por këtë vit nënçmimi i valutave ka qenë i pranishëm pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe është intensifikuar ndjeshëm që nga maji./Monitor/

Një tjetër rekord historik, euro nuk e ndal rënien, zbret

Një tjetër rekord historik, euro nuk e ndal rënien, zbret

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME