Categories Lajme

Njerëz nën rrënoja, Voda: Nis puna me gjeneratorë (Video)

Zv/ ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se pas shpëtimit të 17-vjeçarit vijon operacioni për shpëtimin edhe të pesë personave të tjerë të familjes që ndodhen nën rrënoja. Ajo tha se do të punohet edhe natën me gjeneratorë për të mos e ndalur operacionin e kërkim shpëtimit.

”Brenda janë familjarë të tjerë, pesë. Plani që kemi pas nxjerrjes së djalit është të pastrojmë zonën, të krijojmë një perimetër sigurie, për të hequr inertet e mëdha për të nxjerrë familjarët e tjerë. Ne shpresojmë që të jenë gjallë, megjithëse nuk kemi reagim. I vetmi komunikim që kemi pasur ka qenë me djalin 17-vjeçar, me të tjerët jo por nuk humbasim shpresën për të ndërhyrë. Djali është vetëm dëshmitari i gjallë i situatës. Më pas do të kërkojmë më shumë informacion nga djali.

Do të mundohemi që të vijojnë kërkimet për pesë familjarët e tjerë. Është hapur stadiumi në Durrës, që qytetarët të jenë brenda dhe kemi shpërndarë ujë dhe ushqim për njerëzit. Ju lutem shmangni qëndrimin në banesë, cadrat janë ngritur, stadiumi dhe palestrat janë të hapura. Do të ketë gjeneratorë aty ku duhet ndriçimi për të punuar edhe në mbrëmje”.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME