Categories Kuriozitete

“Njerëz të padukshëm”, historia frymëzuese e dy pukjaneve për ndihmën e dhënë për gratë e zonave rurale

“Njerëz të Padukshëm” solli sot historinë frymëzuese të mësueses Dake Gjoni dhe të 24 vjeçares Alida Cobaj, për ndihmën që kanë dhënë për gratë e Pukës dhe të zonave rurale të qytetit verior.

Mësuesja Dake Gjoni rrëfen për ERTV për profesionine saj si mësuese biologjie dhe kimie, si dhe angazhimin e saj në shoqatën “Agro Puka”. Ajo ngriti një grup grash që merren me përpunimin e frutave dhe prej 15 vitesh atop tashmë janë në treg me produktet e tyre.

“Unë jam rritur në fshatin Buhot të rrethit të Pukës në një familje të thjeshtë punëtorësh por me shumë vlera. Ajo çfarë unë dua të veçoj nga prindërit e mi është se më kanë edukuar me dëshirën për shkollën, por edhe për punën, gjë të cilën unë përpiqem ta transmetoj edhe tek fëmijët e mi. Jam nënë e katër djemve kam një bashkëshort, falë të cilit jam personi që jam. Kemi ecur shumë përpara dhe ia kemi dalë me gjithë kërkesat e nevojat që kanë pasur fëmijët duke u integruar në rrugën e shkollimit”,- thekson Gjoni.

E gjithë zona e thërret në shtëpi, apo kudo mësuese Dakja.

“Kam mbaruar universitetin e dytë në degën biologji-kimi dhe aktualisht jam mësuese në ciklin 9 vjeçar në shkollën “8 Dhjetori” Qelëz. Të jesh mësuese është një ndjesi shumë e bukur , sepse gjithmonë mbetesh e re dhe nuk e kupton se vitet kalojnë”, – shprehet ajo.

Mësuese Dakja tregon se u lidh shumë me fshatin dhe bimët.

“Një prej objektivave të mi është që të ushqehen mirë edhe fëmijët që të rendin pas ushqimeve bio dhe natyrale. Përveç punës si mësuese në shkollën 9 vjeçare në Qelëz duke qenë në profesion agronome jam anëtarësuar në shoqatën “agro Puka” . Duke parë mënyrën sesi operohej me grupe grash pranë kësaj shoqate më lindi ideja edhe në komunitetin ku unë banoj të ngre një grup grash. Në fillim ne u morën me përpunimin e frutave, jemi bërë pjesë e panaireve jo vetëm unë por edhe një pjesë e mirë e grupit të grave. Në fillim ishte shumë e vështirë duke thyer një tabu se gratë nuk dilnin në treg. Por jemi këtu prej 15 viteve”, – nënvizon ajo .

Mësuese Dakja shprehet se “kam punuar edhe kam fituar jam ndjerë shumë mirë, por përveç se është burim i mirë i të mirave materiale ka edhe vlera morale,sepse shërben si model për shoqet tona dhe brezin e ri, për fëmijët tanë që përveç profesionit kemi edhe angazhime të tjera në komunitet. Është një detyrë e rëndësishme për të shërbyer si një shembull për familje të tjera kryesisht në zonat rurale ku gratë në përgjithësi pas viteve ’90 lanë mbetur të izoluara pranë familjeve duke punuar në tokën e tyre”.

Alida Cobaj, 24 vjeç tregon se “kam studiuar në Tiranë për tre vite arkeologji më pas jam larguar për në Amerikë dhe kam punuar dhe kam jetuar për një periudhë 6 mujore, kam punuar punë të ndryshme. Pastaj zgjodha të kthehem dhe të mos shkoj më në Amerikë se kam familjen këtu dhe është ajo që më bën mua të jem sot kjo që jam”.

“Ushqimi nuk është thjesht të të serviret në tavolinë, por të dish edhe procesin sesi të vjen i gjithi në pjatë. Prodhojmë dhe shesim qoftë për fshatin për ata që kanë nevojë, por edhe për tregun në qytetin e Pukës”,- thekson Çobaj.

Gjithë jetën time, vijon ajo, kam jetuar në pallat edhe tek toka këtu, kam qenë pjesë edhe e fshatit edhe qytetit, si dhe i dua shumë kafshët të gjitha.

Çobaj, e cila punon edhe si koordinatore për barazinë gjinore thotë se “janë 100 gra që janë aktive në grupet e grave. Më pëlqen shumë fakti që më shohin si një pikë, e cila mund tu japë diçka ndryshe, u sjell një frymë ndryshe. Gratë duhet të rrisin breza të rinj me ide të reja. Vajzat janë burrat e vetes , kjo është ideja që unë mundohem t’u jap grave në zonën e Pukës dhe në zonat rurale”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME