Categories Showbiz

“Njerëzit s’kanë të hanë, ti ble makinë që bën…”, Ermali i bën komentin epik Elvanës pas rikthimit të saj në rrjetet sociale

Pas rreth 1 muaji nga postimi i fundit, Elvana Gjata është rikthyer ditën e djeshme në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto në Instagram ku shihej me një hoodie rozë dhe kapuç të zi. “Mirë u takofshim” shkroi ajo në postim duke na bërë të gjithëve të mendojmë se po vjen me një projekt të ri. Bashkë me fotot ajo kishte postuar edhe një video shumë gazmore, ku shihej teksa bënte video e nëna e saj që flet në telefon dëgjohet duke thënë “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”

Por, duket se Elvana u rikthye për të mos ikur më. Të paktën kështu shpresojmë. Ajo ka postuar dje disa video duke kënduar në makinë teksa shkruan “Plot gëzim makina jonë”. E sigurisht s’mund të mungonte një koment epik nga Ermali i cili si gjithnjë lë komente shumë funny në postimet e mikes së tij.

“Njerëzit skanë bukë të hanë ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa”-ka shkruar ai. Këngëtarja nuk ka reaguar ende, por fansave të saj nuk u ka shpëtuar ky koment.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se ajo do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur. Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime. Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re. Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME