Categories Showbiz

Njeriu më i pasur në Evropë humb 30 miliardë dollarë

Në zyrën e tij të katit të nëntë në Avenue Montaigne të Parisit, njeriu më i pasur i Evropës, Bernard Arnault, po kalon orë të gjata duke projektuar të ardhmen për perandorinë e tij të veshjeve luksoze LVMH. Në moshën 71-vjeçare, miliarderi ka jetuar nëpër disa kriza, por asnjëra si kjo, ku armata e tij të me më shumë se 70 marka – nga Dior deri tek Fendi – të goditen kaq keq nga të gjitha anët.

Pasuria e Arnault është tkurrur. Sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires, vlera e tij neto është zvogëluar me më shumë se 30 miliardë dollarë, duke humbur më shumë para se çdo individ tjetër në botë, përcjell Telegrafi. Deri në 5 maj, Arnault kishte humbur po aq para sa ka fituar për të njëjtën periudhë shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos.

Që nga fundi i viteve 1980, Arnault ka mahnitur – nganjëherë edhe ka bërë skandale – në botën e biznesit francez me dhuntitë e tij të jashtëzakonshme për shndërrimin e kreativitetit dhe artizanatit të markave më të vjetra të Evropës në një frynë të fitimeve që janë gjithnjë në rritje. Brendi i tij Louis Vuitton vlerësohet nga analistët të ketë një marzhë fitimi deri në 45 për qind. Edhe produktet e tjera si Hennessy Cognac dhe Dom Perignon Champagne, kanë ndihmuar që emri i tij të jetë tek shumica e shpenzimeve të luksit nga të pasurit evropianë dhe botëror. Nëse ata blejnë një kuletë Fendi , një orë Bulgari, ose qëndrojnë në Hotel Cipriani të Venecias, njerëzit po i japin para të njëjtit person, pra Arnaultit.

Por, ndërsa shpërthimi i Coronavirusit dhe masat e bllokimit zhytën ekonominë botërore në krizën e saj më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, duke qenë përfituesi numër një i shpenzimeve diskrecionale, papritmas për të pozita nuk duket edhe aq mirë.  Shumica e butikëve të modës të tij në mbarë botën janë mbyllur për më shumë se një muaj, duke pësuar miliarda euro humbje. Krijuesi i një të pestës së shampanjës në botë po shet shumë më pak me ahengje dhe koncerte që janë anuluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME