Categories Kuriozitete

Njeriu që humbi mbi 90 kilogramë, për këtë arsye…

Njeriu që peshonte 177 kilogramë zbulon se si ai u frymëzua të humbiste pothuajse gjysmën e peshës së trupit, pasi ai nuk ishte në gjendje të shëtiste përgjatë Murit të Madh Kinez ndërsa ishte me pushime. Një burrë i cili dikur ishte aq i mbipeshë sa që duhej të qëndronte rrëzë Murit të Madh të Kinës sepse nuk mund të bënte asnjë hap për tu ngjitur në të, ai  ka humbur 95kg e që kjo gjë ishte mahnitëse dhe e jashtëzakonshme. Ben Muscroft, 42 vjeç, nga Sheffield, kishte luftuar me peshën e tij që nga fëmijëria.

Gjatë një pushimi për të parë vëllanë e tij në 2015 ai e kuptoi se duhej të ndërmerrte një veprim drastik për të rregulluar stilin e jetës së tij, dhe ai u fut në një ‘’betejë’’ për humbje peshe e që e bëri atë të humb 95 kg në katër vjet, me ndihmën e një diete të shëndetshme dhe stërvitjeve. madje gjeti dashurinë pasi edhe ajo ishte në një grup që po luftonin ndaj mbipeshës. Ben tha: ‘Para se të humbja peshën jeta ishte thjesht e vështirë. Nuk mund të ecja më shumë se pesë minuta, gjithmonë ndjeja se po më zihej fryma . Ai vazhdoi: ‘Unë kisha probleme me gjurin, gjë që më bëri të frikësohesha të ecja në distanca të gjata sepse shqetësohesha që do të vendosja në të tërë presionin e peshës time.’

“Unë as nuk mund të rrotullohesha në shtrat. Është një gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve, por nëse do të doja të ndryshoja pozicionin për tu ndjerë më rehat, unë duhej të ngrihesha dhe të shkoja në anën tjetër të shtratit. ‘ Ai tha: ‘Thjesht ardhja në Kinë ishte një sfidë. Më duhej të kërkoja një zgjatje të rripave të sigurimit gjatë kohës sa isha në aeroplan. Pastaj tryeza e tabakaja nuk do të qëndronin drejtë, kështu që unë duhej të haja ushqimet e mia në një kënd të çuditshëm. Nuk ishte një mënyrë e këndshme për të kaluar 20 orë. ‘

I vendosur për të ndryshuar, Ben nënshkroi në Slimming World me babanë dhe motrën e tij dhe shkoi me shumë dëshirë. Ben ishte i kënaqur kur mësoi që Plani i të ngrënit të Slimming World do të thoshte se ai nuk duhej të hiqte dorë nga asnjë nga ushqimet e tij të preferuara, ai thjesht duhej të mësonte të gatuante dhe t’i përgatiste ato në një mënyrë tjetër.

Fillova të ushtroj me ecjen time dhe pastaj fillova të vrapoja, gjë që më pëlqeu vërtet. Në fakt, unë vrapova në gjysmën e parë të maratonës në 1 orë e 50 minuta, për të cilën isha vërtet krenar. Vitin tjetër unë jam duke planifikuar të kthehem në Kinë me Karen, në mënyrë që ajo të takojë vëllain tim dhe e di se ky udhëtim do të jetë plot kujtime të mahnitshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME