Categories Lajme

Njihuni me amerikanin që zgjodhi të jetojë në Belsh

“Një jetë larg Shqipërisë” është ëndrra e shumë të rinjve, që emigracionin e shohin të vetmen zgjidhje të problemeve të tyre. Në qytetin e Belshit numri i të larguarve është rritur nga viti në vit, dhe qëllim mbetet edhe për të rinjtë e tjerë.

“Do të iki nga Belshi, nuk jetohet këtu”. 
“Nuk ka as të ardhura, as punë, do të largohem”.
“Nuk mendoj të jetoj këtu”.

Po ky nuk është rasti i Charlit, 23-vjeçarit nga Bostoni, që larg Amerikës zgjodhi Shqipërinë për të punuar. Si pjesë e Korpusit të Paqes, Charli aplikoi fillimisht të vinte në Shqipëri, dhe prej muajit Prill punon si mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Halit Uruçi” të Belshit.

“Do të jem në Belsh për 2 vite, më parë kam jetuar në Librazhd. Fillimisht kisha kureshtje për rajonin e Balkanit, kulturën dhe historinë. Nuk e dija se çfarë më priste në Shqipëri, kisha pare vetëm disa foto në internet. Tani ndihem si në shtëpi, njerëzit janë kaq miqësor, kështu që nuk ishte e vështirë të integrohesha”. Të rinjtë shqiptarë i vlerëson për zgjuarsinë dhe këmbënguljen, megjithatë emigracionin e quan jo një zgjidhje për ta.

“Fëmijëve duhet t’ju behet e qartë që kur janë të vegjël se mund të jenë të suksesshëm dhe të kenë një karrierë të pasur edhe në Shqipëri, jo vetëm larg saj. Ky vend është i bukur dhe i pasur, duhet investim, ndërsa të rinjtë duhen motivuar”.
 Ashtu si Charli, janë mbi 14 mijë të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Sipas INSTAT, 14.162 të huaj morën leje qëndrimi në Shqipëri gjatë 2018, duke shënuar një rritje me me 9,7 %, krahasuar me 2017.

Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME