Categories Lajme

Njihuni me aparaturën që zbulon covidin

Një spital në qytetin jugor francez, Lion, po teston pacientët për koronavirus me një aparaturë të re. Pajisja u mundëson atyre të marrin frymë përmes një tubi për të gjetur brenda pak sekondash nëse kanë COVID-19. Test për koronavirusin në pak sekonda? Pikërisht këtë po përpiqet të arrijë një spital në qytetin e Lionit me një aparaturë të re. Aparatura po hyn në një fazë të dytë të provës, pas tre muajsh testime tek dhjetëra njerëz. Në dallim nga testet standarde ndonjëherë të pakëndshme, ajo nuk përfishin objekte të tjera dhe siguron një rezultat të menjëhershëm. “Me këtë lloj testi të shpejtë, ne do t’i kemi rezultatet menjëherë dhe pastaj mund të lëvizim pacientin në zonën e duhur të spitalit. Përfitimi i dytë është se duke qenë se kemi disa trajtime të efektshme, sa më shpejt ta bëjmë diagnostikimin, aq më shpejt mund ta nisim trajtimin”.

Mjeku thotë se ai shpreson ta ketë aparaturën plotësisht funksionale deri në fund të vitit. Edhe drejtori i studimeve në spital, Christian George, thotë se ata po lëvizin në drejtimin e duhur. “Ne mendojmë se jemi në rrugën e duhur, natyrisht do të vazhdojmë të testojmë hipotezat tona, por tani për tani, jemi jashtëzakonisht të sigurt”. Por aparatura nuk është pa të meta. Bruno Lina, ekspert i pavarur për virusin, i cili ka dhënë mendimin e tij professional për aparaturën, tha se në këtë fazë, është shumë e shtrenjtë për shpërndarje të gjerë në spitale. “Disavantazhi i kësaj aparature është në fakt financiar. Kjo aparaturë është shumë e shtrenjtë dhe nga sot ne nuk mund të pajisim të gjitha departamentet spitalore me një pajisje si kjo.” Në disa raste, njerëzit që testohen për koronavirus presin me ditë të tëra, deri në një javë, për të mësuar nëse janë ose jo të infektuar, sepse laboratorët janë të mbingarkuar për shkak të kërkesës së madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME