Categories Kuriozitete

Njihuni me burrin që pretendon se po jeton në vitin 2027

Një histori e rrallë është bërë virale, ku mësohet se një burrë, pretendon se po jeton në vitin 2027 i vetëm në Valencia, Spanjë. Video është bërë virale në Tik Tok, ku personi në fjalë, me emrin “únicosobreviviente” (i mbijetuari i fundit) postoi videon e parë më 13 Shkurt, duke treguar qytetin e Valencias, bosh, pa asnjë njeri përreth.

Megjithëse nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij, ai i referohet vetes si Javier dhe pretendon se ka udhëtuar gjashtë vjet në të ardhmen. “Sapo u zgjova në një spital dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Sot është 13 shkurt 2027 dhe unë jam vetëm në qytet.”, thotë ai.

Sidoqoftë, ndërtesat dhe makinat janë ende në vend ndërsa energjia elektrike dhe interneti duket se po funksionojnë mirë. Kur u pyet nga ndjekësit se si është e mundur që ka energji dhe internet nëse nuk ndodhen njerëz përreth, ai tha se “ka shumë të ngjarë që ekziston një lloj lidhjeje midis 2021 dhe 2027″.

Sipas tij, nuk ka absolutisht asnjë aktivitet njerëzor por thotë se pajisjet elektronike janë saktësisht të njëjta si në vitin 2021 por kanë datën 2027. Javier ndan shpesh azhurnimet e “jetës së tij në të ardhmen” dhe pretendon se është “i mbërthyer” dhe po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME