Categories Lajme

Njihuni me deputetin shqiptar që ka pasuri në kriptovaluta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 330 mijë euro në kriptovaluta.

Vlera e këtyre kriptovalutave është llogaritur sipas datës 28 qershor 2021, ndërkohë që Krasniqi është një nga politikanët e rrallë shqiptarë, për të mos thënë i vetmi që ka pasuri në monedha virtuale.

Përveç kësaj, Krasniqi ndër vite i ka kushtuar kujdes edhe biblotekës personale e cila kap shifrën 12 mijë e 500 euro, ndërsa piktura dhe vepra arti gjatë viteve në vlerë 6 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 7,500 euro kursime në bankë. 7,265 euro ka deklaruar se janë të ruajtura në një bankë në Prishtinë, ndërsa 378 euro në një bankë në Bullgari.

Nga të dhënat e publikuara në Agjencinë Kundër Korrupsion kuptojmë se 278 euro në bankë i ka edhe bashkëshortja e tij.

Krasniqi poashtu ka deklaruar se në vitin 2012 ka blerë apartament në vlerë 100 mijë euro nga shitja e apartamentit paraprak dhe kursimeve. Apartamenti i tij aktual ka 105 metra katrorë.

Gjashtë vite pasi deputeti ka blerë shtëpi me sipërfaqe 202 metra katrorë dhe sipas deklaruesit kjo shtëpi kap vlerën e 155 mijë eurove, e cila është deklaruar se është blerë me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Në deklarimin e pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit bëhet e ditur se pasuria e lujtshme e deputetit kap shifrën e 43 mijë e 500 euro. Deputeti në vitin 2018 ka blerë përmes kredisë një veturë “VË Tiguan” në vlerë 25 mijë euro.

Nga paga e rregullt si deputet i Kuvendit, Krasniqi brenda një viti paguhet 30,429 euro. Krasniqi po ashtu është aksionar 35% në “Hit Crossifit LLC” me kapital prej 5 mijë eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME