Categories Lajme

Njihuni me gruan e vënë në shënjestër për përhapjen fillestare të COVID-19

Maatje Benassi, rezerviste e ushtrisë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është bërë shënjestra e teoricienëve të komplotit duke e etiketuar atë gabimisht si shkaktare e pandemisë së koronavirusit dhe duke e akuzar se ishte ajo e çoi virusin potencialisht vde kjeprurës në Kinë.

Pretendimet e rreme po përhapen në YouTube çdo ditë, deri më tani duke regjistruar qindra mijëra shikime ndërsa idetë duket se janë përqafuar edhe nga Partia Komuniste Kineze.

Pavarësisht se nuk është testuar asnjëherë pozitivisht për koronavirusin ose simptomat të dukshme, Benassi dhe burri i saj tani janë objekt diskutimi në mediat sociale kineze për shpë rthimin, duke përfshirë edhe llogaritë në rrjetet sociale që kanë shkallë të gjerë të ndjekësve.

Pretendimet e kanë kthyer jetën e tyre me kokë poshtë. Çifti thotë se adresa e shtëpisë së tyre është postuar në internet dhe se, para se të mbyllnin llogaritë në media sociale kishin pasur mesazhe të shumta nga ata që besojnë komplotin. “Është si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe, të shikosh të njëjtin makth ditë pas dite” u shpreh Maatje Benassi, për CNN.

Më tej ajo shtoi: “Unë dua thjesht që të ndalojnë së më keqtrajtuari, sepse janë duke më sulmuar gjerësisht në internet”. Si u komplikua Maatje në këtë histori!

Teoritë e komplotit nuk janë të ndryshme me viruset, meqenëse ato evoluojnë dhe ndryshojnë për tu përhapur dhe mbijetuar. Para se Maatje Benassi të bëhej protagonistja kryesore në këtë komplot, variacionet kishin qarkulluar në internet me muaj.

Në javët e para të koronavirusit në Kinë, teoricienët e konspiracionit filluan të pretendojnë, pa prova, se e gjitha ishte një armë biologjike e ideuar nga SHBA. Më vonë një anëtar i qeverisë Kineze, promovoi publikisht idenë se ushtria amerikane solli virusin në Kinë. Deklaratë kjo që u kundërshtua nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, i cili i cilësoi këto deklarata si “qesharake dhe të papërgjegjshme”. Pak pas rasteve të para të raportuara të infeksionit në Kinë, teoricienët e konspiracionit e kthyen vëmendjen nga Maatje Benassi.

Ata nisën sulmet ndaj gruas në tetor të vitit të kaluar, pasi ushtarja mori pjesë në Lojërat Botërore Ushtarake, e cila u mbajt në Wuhan, (qyteti kinez ku filloi shpë rthimi i koronavirusit vitin që lamë pas). Maatje, përfaqësoi ushtrinë amerikane në garën e çiklizmit në këtë kompeticion, por u aksidentua në xhiron e fundit që e la me një brinjë të thyer dhe disa fraktura. Me gjithë përplasjen, Bennassi e mbaroi garën. Pikërisht ky aksident bëri që Maatje, të kthehet në shënjestrën e teoricientëve të konspiracionit, shkruan CNN.

Teoritë false në internet ngjallin shqetësime në botën reale

Ndërsa pretendimet për Benassis mund të jenë jashtëzakonisht të pavërteta, kërcënimet me të cilat përballen dhe frika me të cilën ndjehen janë shumë të vërteta.

Matt Benassi tha se ai kishte frikë se kjo mund të “shndërrohet në një tjetër Pizzagate ” , duke iu referuar një tjetër teorie të pabazë konspiracioni që pretendonte një unazë pedofilie që përfshinte disi Hillary Clinton, mes të tjerash dhe se funksiononte jashtë një picerie në Washington DC. Teoria nuk mori vëmendje të madhe, derisa një burrë u shfaq në piceri në fund të vitit 2016 dhe qëlloi me armë, duke thënë se ai ishte atje për të hetuar “Pizzagate”. /Me shkurtime nga CNN/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME