Shpatat vërtiten rreth trupave të tyre rrezikshëm, por ato vazhdojnë rutinën në unison dhe mbyllin stërvitjen e tyre plot hijeshi. Të veshura të gjitha njëlloj, me kokën e rruar, gratë dhe vajzat murgesha vijojnë me punët e tjera në tempullin e tyre në Himalajë.
Urdhri në fjalë është një degëzim i budizmit të Himalajeve, një besim që tradicionalisht i konsideron femrat si qytetare të dorës së dytë. Sipas rrëfenjave budiste, një grua nuk mund të arrijë lartësimin shpirtëror nëse nuk rilind si burrë. “Ideja ishte që për sa kohë murgeshat pastronin dhe gatuanin për murgjit, atëherë mund të riktheheshin si meshkuj në jetën tjetër dhe të fitonin lartësimin shpirtëror”, tregon Carrie Lee, nga fondacioni “Live to Love”, që ka punuar nga afër me murgeshat.
Lideri shpirtëror i urdhrit, Gyalwang Drukpa, thotë se që fëmijë besonte se besimet për femrat ishin të gabuara dhe në vitet 2000 nisi të promovonte murgeshat në pozicione drejtuese, edhe pse shpesh, ajo që ai bënte quhej blasfemi.
Deri 20 vite më parë, aty kishte vetëm 30 murgesha. Sot, falë kësaj qasjeje të re, numri ka arritur në 800, të moshës 8 deri në 80 vjeç, shkruan “a2”.
Të gjithë murgeshat kanë të njëjtin emër, Jigme, që do të thotë “e patrembur” në gjuhën tibetiane.







