Disa personave nuk ua do shumë për të mësuar për provime, dhe gjejnë alternativa tjera për t’i kaluar ato, ashtu si Tamanna Nusrat nga Bangladeshi që ka punësuar 8 gra që duken si ajo nga pamja fizike, për t’ia kaluar provimet, shkruan Gazeta Metro.
Tamanna Nusrat, nga partia në pushtet Awami League akuzohet se i ka paguar gratë për t’u paraqitur së paku në 13 provime. Skandali u shfaq në televizionin privat Nagorik TV ku kamera u fut në sallën e provimit dhe pati një përballje me gruan që pretendonte se ishte një Nusrat; një video kjo që u bë virale në fare pak kohë.
Nusrat,e cila e fitoi mandatin vitin e shkuar, po kryente studimet për Arte në Universitetin e Bangladeshit. “E përjashtuam sepse kreu një krim. E kemi anuluar regjistrimin e saj. Ajo nuk do të pranohet më kurrë këtu”, u shpreh MA Mannan, dekani i universitetit.