Categories Bota, Lajme

Njihuni me qytetin fantazëm, si u zhduk populli dhe mbeti vetëm një burrë

Duket e pabesueshme por ky qytet fantazëm, dikur kishte me mijëra banorë, ndërsa sot është i shkretë dhe i braktisur. Dikur një qytet shumë i pasur në perëndim të Australisë për shkak të azbestit që nxirrej nga miniera që asokohe përdorej shumë në ndërtimin e objekteve të ndryshme, por sot në të jeton vetëm një njeri që ka refuzuar të largohet nga vendlindja dhe që thotë se i mungon vetëm civilizimi. Me kalimin e viteve banorët e këtij qyteti dhe minatorët që nxirrnin asbestin, filluan të ankohen se po kanë probleme shëndetësore dhe më vonë shumë prej tyre u diagnostifikuan me kancer. Aty u konstatua se shkaku kryesor i këtyre sëmundjeve të rënda, ishte azbesti që kishte efekte të rënda anësore.

Kështu filloi edhe largimi, ku banorët i lanë shtëpitë e tyre e objektet qeveritare edhe sot e kësaj ditë janë ashtu siç ishin braktisur, kjo për faktin se qytetarët këmbëngulnin të mos marrin asgjë me vete nga frika se mund të jenë të kontaminuara.

Edhe zyrtarisht ky qytet ishte fshirë nga hartat, por kjo nuk i ndaloi tre persona të qëndrojnë aty, ndërsa vitin e kaluar dy prej tyre u larguan dhe mbeti vetëm një burrë. Një dokumentar i publikuar në YouTube, shfaq Mario Hartmann-in i cili kishte shkuar në Australi në vitet e 90-ta, pasi dikur jetonte në Austri, por thotë se sot është banori i vetëm i Ëitternoom. Kur kishte mbërritur në këtë qytet miniera ishte mbyllur, ndërsa Ëitternoom dikur njihej si një vend plotë gjallëri me mijëra banorë, kjo për shkak se të gjithë punonin dhe fitonin mjaftueshëm për të bërë një jetë relativisht të mirë.

Megjithatë gjithçka ndryshoi kur autoritetet qendrore ndërprenë edhe energjinë elektrike, dhe u vështirësua edhe më shumë jeta për ata pak persona që kishin mbetur në qytet. Por, ai sot thotë se nuk ka probleme shëndetësore, madje i fiton 850 dollarë në muaj për 20 minuta punë – merr informata për motin dhe ia dërgon zyrtarëve të aeroportit të Perthit që i përdorin për linjat ajrore. Thotë se matjet e temperaturave duhet t’i bëjë çdo ditë me qëllim që të jetë sa më preciz.

Hartmannin nuk e brengos fakti që azbesti kishte mbytur mbi 80 për qind të njerëzve dhe çdo gjallesë tjetër që dikur jetonte në Wittenoom. “Më pëlqen këtu. Është një qytet i bukur derisa nuk e gërmoni asbestin”, ka deklaruar ai për regjisorin gjerman të dokumentarit.

Për të bërë një jetë sa më të lehtë, ai ka instaluar panele solare në kulm që i japin energji elektrike, ndërsa ujin e pijshëm e siguron nga vendet e tjera më të largëta si dhe pemët e perimet. Ndërkaq i pyetur nëse ka diçka që i mungon, ai nuk hezitoi të pranojë se vetëm civilizimi dhe asgjë tjetër. E për ta thyer monotoninë, atë e vizitojnë kohë pas kohe fotografë nga e mbarë bota që vijnë në këtë qytetet për të bërë fotografi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME