Categories Lajme

Njihuni me shqiptaren në SHBA që mban gjallë kulturën përmes gatimit

Shemka Muaremi është gruaja shqiptare, e cila e mban gjallë kulturën e vendit të saj përmes gatimit. Ajo tani jeton në SHBA, është mësuese në shkollë fillore, por bën edhe një punë të dytë.

Për mediat amerikane ajo thotë se është larguar nga Shqipëria që kur ishte 4 vjeçe.

“Në fillim jetuam me xhaxhain tim, të gjithë në të njëjtin vend”, tregon e buzëqeshur vajza.

Tani e rritur, ajo ka familjen e saj dhe ruan traditat e kulturës shqiptare, duke rritur dy djemtë e saj dhe duke i mësuar atyre dy gjuhë shqipen dhe anglishten.

Shemka Muaremi prezanton pjatat shqiptare, me të cilat ajo u rrit, por në fillim duhet të mësonte të gatuante.

Ajo rrëfen se në fillim nuk dinte të gatuante, pasi jetonte me prindërit dhe nëna saj gatuante me dashuri çdo vakt. Por pasi u martua, ishte e detyruar të mësonte, ndërsa tani, çdo pjeta e bën njësoj si nëna e saj.

“Ne përpiqemi të mos hamë aq shumë. Unë përpiqem të gatuaj shëndetshëm”, tregon shqiptarja e cila jeton në SHBA.

Ndërsa duke folur për fëmijët e saj ajo tregon se ndihet e lumtur, pasi fëmijët nuk kanë frikë të provojnë gjëra të reja në gatim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME