Categories Kuriozitete

Njihuni me shqiptarin e parë që kalon oqeanin Atlantik me varkë

Lirim Gula bëhet shqiptari i parë i cili kalon Oqeanin Atlantik duke lundruar me varkë.

Së bashku me shokët e tij, Gula udhëtoi për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët me kancer. Arsyeja përse u mor kjo sfidë e rrezikshme ishte sepse para disa vitesh, Lirimi ka humbur një mikun e tij që ishte i sëmurë me kancer.

Sipas tij, kjo ngjarje i ndryshoi jetën dhe e bëri të mendojë se duhet të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë. Kultplus bën me dije se të gjitha të ardhurat që janë mbledhur nëpërmjet sponsorëve, kanë shkuar për spitalet që kurojnë adoleshentët dhe fëmijët e sëmurë me kancer.

“Dorabros” përbëhet nga 4 djem të cilët janë stërvitur prej vitesh për të përballuar këtë sfidë të madhe. Lirimi, Rufus, Charlie dhe James janë nisur nga ishulli La Gomera në Spanjë e deri në Antigua. Për ta bërë sa më të lehtë nisjen nuk kanë pranuar që t’i përcjellin familjarët, por vetëm një grup i vogël miqsh e trajnerësh.

Lirimin tha se ditët e para patën stuhi e dallgë. Dorabros së bashku me 34 skuadra të tjera u nisën më 12 dhjetor. Valët e detit prej 30 metrash e lëkundin varkën goxha shpejt dhe kështu djemtë i zuri deti. Disa ditë kaluan me të vjella, por i jepnin forcë vetes me idenë që sëmundja e detit kalon për 3 ditë.

Lirimi në veçanti ka pasur plagë të hapura e të infektuara në këmbë që janë shkaktuar nga shiritat që mbanin për t’i dhënë velave.

“As nuk haja e as nuk pija dot. Nuk isha në gjendje të lundroja. Shokët e skuadrës u përqendruan në rregullimin e varkës pasi patëm disa dëmtime prej dallgëve. Pas 10 ditësh, piva disa antibiotikë, mjekova plagët e mia, fjeta 14 orë gjumë dhe hëngra vaktin tim të parë. Fillova të përmirësohesha dhe s’doja të lija shokët në baltë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME