Foto ilustruese
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë apel për të gjithë konsumatorët që të mos blejnë një produkt me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për një pjatë porcelani për përdorim të përditshëm pasi pas kontrollit laboratik ka rezultuar me nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, gjë e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin e njeriut.
“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm
Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain
Numri i artikullit: DFB-075
Numri i LOT: 16HKF7
Pamja e jashtme e produktit: 19 cm Ø
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0470095000030”, thuhet në njoftim.