Categories Lajme

Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të udhëtojnë tranzit nga ky shtet

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka ndarë një njoftim me rëndësi për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë me tranzit Kroacinë. Ai thotë se shoferët që janë të pajisur me certifikatë kontrolli teknik të mjetit që ka skaduar si afat deri në 12 muajt e fundit, duhet të kalojnë përpara pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR për të vënë vulën me afatin e ri. Gonxhe sqaron se ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë!

“Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë me tranzit Kroacinë, për shkak të një keqinterpretimi të policisë së tyre të kufirit, nëse jeni me certifikatë kontrolli teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar, DUHET TË kaloni pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR të vini vulën me afatin e ri të zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit! Ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë! DPSHTRR shpreh keqardhje për pengesën e autoriteteve kroate në kufi sepse asnjë kufi tjetër nuk ka nxjerrë të tilla justifikime për bllokime kalimi!

Të gjitha shtetet e tjera kanë njohur ndryshimet në Kodin tonë Rrugor që u janë transmetuar zyrtarisht duke mirëkuptuar e mospenguar qytetarët! Këshillojmë në çdo rast të shikohet me kujdes vlefshmëria e dokumentave të drejtuesit të mjetit dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë!”, shkruan Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME