Categories Lajme

Njoftim i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, detaje

Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se tubacionet e ujit dhe kontatorët matës mund të ngrijnë brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulta nëse janë të ekspozuar ndaj ajrit të ftohtë.

Vetë konsumatorët janë përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm) nga ajri i ftohtë dhe era. Duke qenë se gjatë natës së sotme temperaturat kanë qenë munis dhe kjo situatë do të vijojë të paktën deri të Martën, duhet të zbatoni disa rregulla që të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë nëse do të ballafaqoheni me situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë

Ndiqni këto hapa  Gjeni saraçineskën kryesore të mbylljes së ujit. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si ta mbyllni atë në rast të një tubi që shpërthen ose emergjence të ngjashme.

Apelojmë që në katet përdhese ku rrjeti i furnizimit është më shumë i ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa dhe i izoloni që të mos shkojnë deri te ngrirja.  Apelojmë për konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit

Tubat që kanë më shumë mundësi të ngrijnë janë ata në mure të pa izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata te vendosur nën sipërfaqen e tokës.  Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm të ujëmatësit me materiale qe pengojnë ajrin e ftohtë. Faleminderit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME