Categories Lajme

Njohja e patentave shqiptare, Italia nuk i konverton, tejkalohet afati

Teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali vijon të mbetet pezull. Pas një kërkese për informacion lidhur me zbatimin e saj, Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dha këtë përgjigje:

“Në referim të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik. Ndërkohë, ju ftojmë që për çfarëdo lloj problemi t’i drejtoheni ambasadës suaj në Romë.” Por, ata që e vuajnë këtë problematikë, emigrantët shqiptarë në vendin fqinj thonë që edhe pse ku afat ka kaluar, konvertimi i lejeve të drejtimit ende nuk mund të kryhet.

Më 12 mars, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua në Itali me homologun, Luigi di Maio ku edhe u arrit në parim marrëveshja për njohjen e patentave.Akti u konkretizua një javë më pas në Tiranë me firmosjen e marrëveshjes me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci e prej atëherë procesi vijon të zvarritet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME