Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet nga e cila pritet të përfitojnë afro 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali, transmetoi euronews.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi pasi të miratohet në parlamentet e dy vendeve.
Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë
