Categories Lajme

Njolla gja.ku në mur, si u go.dit punëtori në kryeqytet (Foto)

Një ngjarje e rendë ka tronditur kryeqytetin. Një punëtor 51-vjeçar u godit me mjete prerëse nga pronari i shtëpisë teksa po kryente punime.  Agresori, 44-vjeçari Stefan Agolli rezulton me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje në autobusët urbanë. Ai kishte pak javë që ishte kthyer nga Greqia ku kishte punuar dhe tani po kryente rikonstruksionin e tualetit të banesës.

51-vjeçari Dashamir Lecini kishte marrë përsipër suvatimin e tualetit dhe shtrimin e tij me pllaka. Mbrëmjen e së premtes mes pronarit dhe punëtorit nisi një konflikt fizik pasi pronari kishte pakënaqësi për ritmin e punimeve si edhe cilësinë e tyre.

70723603 2753245844719692 2928957139395280896 N

Në konflikt e sipër pronari i banesës e qëlloi në shpinë me mjetet e punës 51 vjeç arin Dashamir Lecini teksa ky i fundit ishte duke punuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë parë 51 vjeçarin të dalë i gjakosur nga banesa dhe kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë autorin. Stefan Agolli akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. I plagosuri u transportua në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME