Categories Politike

Nju Jork, fillon sesioni i 74 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Sot fillon në Nju Jork sesioni i 74 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, president i të cilës është Tijjani Muhammad Bande. Sesioni hapet me mbledhjen e parë plenare, një minutë heshtje apo lutje dhe fjalimin e Presidentit Muhammad Bande.

Muhammad Bande pason në post Maria Espinozën, e cila “bëri dorëzimet” një ditë më parë. Në një konferencë shtypi Esponiza bëri bilancin e punës në postin njëvjeçar, drejtuese e sesionit të 73. Ajo largohet e kënaqur me punën e saj dhe të ekipit bërë lidhur me prioritetet që pati vendosur një vit më parë. “Dua të nxjerr në pah fushatën globale kundër plastikës, takimin e nivelit të lartë për forcimin e gruas dhe punën për avancimin e axhendës multilalaterale”, tha Espinoza para gazetarëve. Pjesë e bilancit edhe bashkëpunimi me gazetarët. Ajo ka dhënë gjatë këtij viti në detyrë 250 intervista dhe 15 konferenca shtypi.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres vlerësoi punën e saj për multilateralizmin dhe afrimin e OKB me çdo njeri.

Në sesionin e 73-të që mbyllet të martën në mesditë, Asambleja e Përgjithshme adoptoi 347 rezoluta. Rezoluta e fundit u adoptua të hënën më 16 shtator dhe kishte të bënte me „multilateralizmin si vlerë themelore e OKB”. Asambleja është marrë sesionin që sapo u mbyll me 178 çështje, është mbledhur në 108 mbledhje plenare dhe 52 mbledhje jozyrtare.

Në Nju Jork mblidhen këtë muaj gjithë liderët e botës, të cilës sipas Sekretarit të Përgjithshëm do të merren me “çështje serioze dhe kritike”.

Më 24 shtator fillon Debati i Përgjithshëm. Kryetarët e shteteve të 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme do mbajnë një fjalim 15 minutësh. Sipas zakonit Brazili është vendi i parë që flet, pasuar nga SHBA dhe vendet e tjera me radhë.

Përveç fjalimeve, do të zhvillohen edhe pesë samite të nivelit të lartë për klimën, sigurimin shëndetësor universal, zhvillimin e qëndrueshëm, financimin e zhvillimit dhe samiti për zhvillimin e shteteve të vogla ishuj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME