Noizy është njëri ndër artistët më aktivë të estradës, i cili gjatë kësaj periudhe është shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore
Të shtunën reperi parashihej ta mbajë mbrëmje muzikore në Podujevë, por që pa dëshirën e tij u detyrua ta anulojë. Shkak i anulimit të koncertit të tij ishte trafiku në doganë, gjë që e bëri të mos arrijë me kohë në koncert.
“Podujevë për shkak te trafikut ne dogane s’munda të arrija në kohë, Shihemi herën tjetër. Dhe @xhefi shtyje Pak Ma shumë lejen o burrë. Më vjen keq, shihemi herën tjetër”, ka shkruar Noizy.

