Categories Bota

Norvegjia kursen 1.09 trillion dollarë për brezat e ardhshëm

Fondi Sovran i Norvegjisë, i njohur edhe si Fondi i Naftës, arriti të premten në 10 trillionë crowns norvegjezë (1.09 trillion dollarë), duke vendosur një rekord historik. Rritja erdhi si rezultat i rritjes së stoqeve globale dhe forcimit të euros dhe dollarit. I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat që vijnë nga nafta, Fondi Norvegjez është më i madhi i këtij lloji në botë.

“Kur fondi u krijua, askush nuk mendote se do të kalonte 10,000 miliardë crowns. Ishim me fat që zbuluam naftë. Kthimi në investimet në tregjet globale financiare ka qenë aq i madh sa që mund të krahasohet sikur të kishim zbuluar naftë përsëri”, ka deklaruar Yngve Slyngstad, shef ekzekutiv i fondit, raporton Reuters. Çdo norvegjez ka të paktën 200 mijë dollarë në këtë fond, çka përbën një pasuri të madhe për brezat e ardhshëm.

Shumica e parave të këtij fondi investohen në tregjet ndërkombëtare financiare dhe vetëm një pjesë e tyre investohet brenda Norvegjisë. Të ardhurat që i vijnë shteti nordik nga nafta derdhen te ky fond. Kjo i shërben vendit që në të ardhmen të ruajë aftësinë për të paguar nëse nafta do të pakësohet, ose nëse bien çmimet. Ai shërben edhe si rezervë për brezat e ardhshëm. Një pjesë e fitimit shkon për investimet shtetërore ose për pensionet, pa qenë e nevojshme që të rriten taksat për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME