Presidenti Ilir Meta i pyetur gjatë konferencës për shtyp nga gazetari i ”News24” Ergys Gjençaj nuk ka dhënë një notë të deritanishme për Edi Ramën.
Meta me humor ka thënë se është koha e provimeve është në qershor dhe qershori ende nuk ka ardhur. Në fakt muaji qershor rezulton me atë kur maturantët japin provimet dhe marrin notat por duket se këtë vit do të jetë dhe ai i çlirimit përfundimtar nga masat e COVID-19.