A do ta kishit menduar ndonjëherë se edhe gjarpërinjtë shtiren? Nëse jo, kjo video tregon më së miri këtë gjë. Një 41-vjeçar në Maryland të SHBA’së, i quajtur Phil Brower, ka filmuar një gjarpër që shtiret sikur është duke ngordhur.
41-vjeçari thotë se ky lloj gjarpri e ka karakteristikë të vetën të shtiret si i ngordhur kur ndihet i kërcënuar. Ai përpëlitet dhe nxjerr gjuhën jashtë. Për rreth 15 sekonda, gjarpri është shtirur sikur ishte duke ngodhur për shkak të rrezikut që ndiente nga prania e 41-vjeçarit. Phil Brower ka punuar në kopshtin zoologjik të Washington dhe thotë se ka njohuri mbi gjarpërinjtë. Kjo është dhe arsyeja që ai kuptoi këto lëvizje të çuditshme të zvarranikut.