Categories Lajme

“Nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse…”, çfarë po paralajmëron ministri Lleshaj?

Një mesazh i fortë u dha nga shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës, ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënvizoi nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të nxënësve në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shtetit.

Sipas tij, “Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne”.

Postimi i plotë në FB

Janë me shumë vlerë orët e bashkëbisedimit me nxënës e maturantë që zhvilloj gjatë javës.

Ndalesa e radhës ishte shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës, e cila ka nxjerrë ndër vite me dhjetëra teknikë e profesionistë.

Fola me ta dhe dëgjova me kënaqësi mendimet e tyre, duke u ndalur gjatë tek siguria publike, e cila kërkon së pari angazhim të pakursyer të kujtdo.

Policia mbetet vetëm një nga aktorët për të rritur sigurinë. Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne.

Mbetemi tërësisht të angazhuar dhe ua përsërita dhe nxënësve në Lezhë, për nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të tyre në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shtetit 🇦🇱👮‍♂👩‍✈📖

Mirënjohje e vlerësim për nxënësit e Lezhës, por edhe të edukatorëve që punojnë përditë në shkollë, familje e shoqëri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grekut i sekuestrohen 30 kg kanabis në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi i automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME