Categories Lajme

“Nuk duam ujë dhe sanduiç se dhe bagëtia ha po t’i japësh”, qytetarja revoltohet në Kakavijë

Situata në Pikën Kufitare të Kakavijës vijon të jetë ende problematike, ku radhët kilometrike të qytetarëve shqiptarë që presin të kalojnë kufirin sapo vijnë edhe po shtohen akoma më shumë.

Kamerat e televizionit Faxnews kanë qenë të pranishme në terren që prej ditës që problem i Kakavijës filloi të shfaqej. Temperaturat e larta bëjnë që situata të agravohet akoma më shumë, me njerëz të të gjitha moshave disa prej të cilëve e kanë të pamundur të presin në diell dhe temperatura të larta. Qytetarët janë të revoltuar, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews ata duan nga shteti jo t’iu çojë sanduiç dhe ujë, por t’i japi rrugëzgjidhje sa më shpejt problemit të tyre.

“Erdhën me autobusa, i lan gjithë policat të kalojnë autobusat të iknin atje. Sikurse presim ne të presin dhe autobusat. Korrupsion është kjo ça bëhet kështu. I lutem Edi Ramës të na japi një zgjidhje, kemi që dje në orën 8 këtu, nuk do kalojmë as për 5 ditë. Nuk është për të qeshur, vërtet  na kanë ndihmuar, na kanë shërbyer, na kanë sjellë ujë, na kanë sjellë sanduiç, por nuk është kjo zgjidhja edhe bagëtia ha pot t’i japësh. Ne duam rrugëzgjidhje, ja kjo shoqja jonë bëri serum erdhi ambulance, ka fëmijë, ka pleq. Ju lutem i bëj thirrje Edi Ramës o të mbyllë kufirin o të zgjidhë rrugën, votat I kërkon Edi Rama dhe gjithë fshatarët”.- tha qytetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME