Categories Lajme

“Nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura”- Grida Duma: Besoj fort te motori konkurenciala

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, thotë se i qëndron idesë për lista të hapura në zgjedhje, pasi sipas saj, është e vetmja mënyrë që Partia Demokratike që të rikthejë frymën tek qytetari. “Jam shprehur dhe kam shkruar, listat e hapura. Besoj fort që motori konkurencial dhe frymëzues për opozitën është mundësia e përfshirjes së qytetarit tek kandidimi. Në qoftë se kemi një të keq dhe një tjetër më pak të keq, duhet të zgjedhimin më të mirin. Ne e dimë që krimi elektoral nuk e ka marrë akoma ndëshkimin. Si mund ta mundim krimin, autokracinë dhe instalimin e një regjimi që i ka të gjitha pushtetet përveç se me frymë. PD nuk ka pasur ndonjëherë strukturën, disiplinën, ka pasur frymëzimin dhe nuk ka bërë kalkulimet matematikore si marioneta”, theksoi ajo në emisionin “Java” në TVSH.

“Sa i përket listave të hapura, Parlamentit dy dhomash, e kam shkruar dhe jam koherente edhe sot. Deri në 2019, kryetari i opozitës ka qenë për Parlament dy dhomash, referendume të ulëta dhe Parlament me 100 deputetë. Nuk duhet të heqim dorë nga kjo sepse kemi hequr dorë nga mjeti më i fuqishëm që ka Partia Demokratike. Të shkosh në fitore me paranë e zezë andej, me krimin, do të shkosh me mundësinë më të madhe që ke, me frymën. Në tryezën e reformës zgjedhore do të trajtohemi jo si parti jashtë Parlamentit por si forca kryesore e opozitës”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME