Categories Lajme

“Nuk e dinim përse përdoreshin kazanët”, sot dalin para gjykatës 5 të arrestuarit e laboratorit të heroinës në Has

Sipas burimeve për Fax News nga prokuroria e Kukësit, për momentin mbi pese të ndaluarit rëndon vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe se nuk ka ndonjë person të dyshuar si organizator. Ka qenë informacion operativ për laboratorin dhe është kryer ndërhyrja. Burimet thanë se sot do kërkohet arrest në burg për të 5 të arrestuarit.

Sipas burimeve të ndaluarit kanë thënë se nuk dinin përse do përdoreshin kazanët dhe pajisjet e tjera dhe se nuk kanë treguar emrat e personave që u kanë thënë ti siguronin këto pajisje dhe që ti ruanin ato.

Ndërkohë tha se nëse nga operacionet që po zhvillohen në gjithë vendin do të mund të sigurohen prova që e lidhin me laboratorin në Kukës, atëherë mund të kaloje për kompetence tek Krimet e Rënda, nëse nuk gjendet lidhje ka shumë gjasa të mbetet çështja në Kukës.

Personat që janë arrestuar derimë tani për laboratorin e drogës:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.

Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME