Categories Lajme

Nuk e morën në ekskursion 12 vite më parë, shqiptari i kërkon shkollës 400 mijë Euro dëmshpërblim

12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco. Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me argumentin se ishte dobët me mësime dhe duhej ta shfrytëzonte atë kohë për të mësuar. Atë zhgënjim dhe turp Endri Begaj nuk e ka harruar kurrë, dhe sot që është 32-vjeçar vazhdon një betejë gjyqësore me shkollën e tij të hershme.

Shkolla e mesme “Piero della Francesca”, ku u refuzua shqiptari
Shqiptari së bashku me avokatin e tij pretendojnë se nga ai vendim u gjeneruan konflikte të ashpra që përfunduan në përjashtimin e shqiptarit nga shkolla. Sot ai kërkon një dëmshpërblim që shkon në shifrën 400 mijë euro, pasi sipas tij përjashtimi i kushtoi mundësinë shkollimit, miqësitë vjetra dhe gjetjen e një pune dinjitoze.

Rasti u bë i famshëm edhe disa vite më parë, dhe shkoi deri në Parlament, ku u citua gjatë një debati si shembull i thyerjes së të drejtës kushtetuese. Por ditët e fundit Gjyqësia italiane ka vendosur që të transferojë çështjen nga Gjykata Administrative në atë Civile, me shpenzimet që i ngarkohen vetë shkollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME