Categories Lajme

“Nuk është kompetencë e SPAK”, Gjykata e Posaçme dërgon dosjen ‘Bajri’ në Shkodër

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar dosjen Bajri në Prokurorinë e Shkodrës pasi ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.

Për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar e grupit kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës. Enver dhe Behar Bajri u përfaqësuan nga avokati Alban Bengasi.

Më 22 shtator të 2018 11 persona u arrestuan në kuadër të Operacionit ‘OAZ’ ndër të cilët edhe Safer dhe Enver Bajri.

Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

Si dhe për një kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shumë parash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME