Edhe në ishullin Kretë të Greqisë pati një tërmet 4.5 ballë, por pa pasojë në njerëz, vetëm dëme materiale. Ndërkohë toka është lëkundur dhe në Italinë fqinje. Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet kanë qenë të një force prej 4.4 ballësh të shkallës rihter, 22 kilometra larg qytetit të Veronës. Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

