Këngëtari Stresi nuk qëndron dot larg telasheve. I arratisur, përmes një story në Instagram, ai ofendon estradën shqiptare. I pyetur nga një ndjekës: “Sa % e estradës shqiptare mendon se janë fake?”, Stresi është përgjigjur: “Të gjithë janë ‘fake’, vetëm një përqindje e vogël janë të vërtetë.”
Kujtojmë se ai ka pasur debate me shumicën e këngëtarëve në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu, vështirë se ka shoqëri me ata që nuk ka pasur “përplasje”. Disa javë më parë, madje ai u pajtua me Noizyn, por, nuk janë shokë.