Categories Showbiz

Nuk i dalin vajzat e “Love Story”, Saimiri i shkruan konkurrentes së re të Përputhen

Pas largimit nga “Love Story”, Silvana u shpreh se Saimiri ju kishte shkruar vajzave mesazhe privatisht për t’i ftuar në vilën e tij. Madje ajo publikoi një bisedë të Flavias me një mikeshën e saj, në të cilën kjo e fundit i kërkonte konkurrentes të pranonte publikisht se Saimiri i kishte shkruar mesazhe.

Por përveç vajzave të “Love Story” një tjetër konkurrente nga emisioni “rival”, “Për’puthen”, pretendon se i ka shkruar Saimiri. Konkurrentja më e re e “Për’puthen”, Ledjana ka publikuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar në Instagram dikush me emrin Saimir Kasemi dhe me foton e “princit modern”. “Fli e qetë e dashur se nuk ke çfarë ju bën, mos u streso kot. Pse lodhesh”, shihet t’i ketë shkruar Saimiri.Pasi ka publikuar bisedën, Ledjana ka shkruar:

“Ky ka ngatërruar emision”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Mirëpo “princi” i “Love Story” ka reaguar menjëherë dhe ka treguar se nuk i ka shkruar ai, por dikush me profil të rremë që përdor emrin dhe fotot e Saimirit.“Fallco! Ledjana ke ngatërruar adresë më duket! Shihe mirë emrin kush të shkruan mos u kënaq para kohe”, ka shkruar Saimiri me shaka, duke treguar se këtë situatë e ka kaluar me shumë sportivitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME